Njihuni me stafin tonë në Royal Beverage

Themeluesi

CEO

Fejzulla Mustafa

Fejzulla Mustafa është një ndër sipërmarrësit më të njohur në
industrinë e pijeve në Kosovë dhe themelues i kompanisë Royal Beverage. I lindur më 16 nëntor 1956
në Zhunicë të Preshevës, ai përfundoi studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në
Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua si inxhinier i makinerisë në vitin 1982. Karrierën
profesionale e nisi si profesor në Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë, përpara se t’i përkushtohej
plotësisht biznesit dhe industrisë ushqimore.

 

Në vitin 1994, Mustafa themeloi kompaninë që sot njihet si Royal
Beverage, duke filluar prodhimin e pijeve joalkoolike dhe të gazuara. Nën udhëheqjen e tij, kompania
u zhvillua nga një prodhues lokal në një nga kompanitë më të rëndësishme në industrinë e pijeve në
rajon. Një moment kyç në këtë rrugëtim ishte marrja e licencës ndërkombëtare për prodhimin e markës
amerikane RC Cola, e cila hapi rrugën për zgjerimin e portofolit dhe prezencën në tregjet rajonale.

 

Sot, Royal Beverage operon me standarde të larta ndërkombëtare të
cilësisë dhe prodhon një gamë të gjerë markash të njohura si RC Cola, Red Rain dhe Royal Crown Cola
me licencë Amerikane të RC International ku në Kosovë dhe rajon janë që nga viti 2004 dhe market e
tjera si Frostea, Royal Water, Bizon dhe produkte të tjera për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.
Kompania ka investuar vazhdimisht në teknologji moderne, inovacion, qëndrueshmëri mjedisore dhe
zgjerim të kapaciteteve prodhuese, duke e pozicionuar Kosovën në hartën e industrisë së pijeve në
Ballkan dhe më gjerë.

 

Së fundmi, Royal Beverage ka lansuar fabrikën e ujit Trepika, e cila
prodhon ujë të burimit natyror nga lartësia mbidetare prej 2498 metrash në Malet e Sharrit, në zonën
e Lubotenit. Ky investim përfaqëson vazhdimin e vizionit afatgjatë të drejtorit për zhvillim të
qëndrueshëm dhe produkte me origjinë të pastër natyrore.
Si Drejtor i Përgjithshëm, Fejzulla Mustafa njihet për vizionin e tij afatgjatë, përkushtimin ndaj
cilësisë dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik vendor.

 

Për më shumë se tri dekada, ai ka udhëhequr Royal Beverage drejt
rritjes së vazhdueshme, duke krijuar vende pune, duke promovuar prodhimin vendor dhe duke ndërtuar
partneritete të rëndësishme ndërkombëtare që forcojnë pozitën e kompanisë në tregjet rajonale dhe
globale.

Stafi Ynë

Albina  Mustafa
Albina Mustafa
Menaxhere e cilesise se Produkteve
Yllka Mustafa
Yllka Mustafa
Drejtore Financiare
Shqiprim  Jashari
Shqiprim Jashari
Marketing
Memli Bajrami
Memli Bajrami
Shitje
Rrustem Ademi
Rrustem Ademi
Operacione dhe Kontabilitet
Florim Bislimi
Florim Bislimi
Burimet Njerëzore dhe Çështjet Ligjore
Fitore Zharjani
Fitore Zharjani
Logjistikë
Bjondina  Shurdhani
Bjondina Shurdhani
Logjistikë
RInesa Sadiku
RInesa Sadiku
Logistic
Mimoza Alili
Mimoza Alili
Logistic
Festina Shkodra
Festina Shkodra
Eksport
Enis Buca
Enis Buca
Technologist
Fadil Rexhepi
Fadil Rexhepi
RC Production Change Leader
Dijollza Limani- Ajeti
Dijollza Limani- Ajeti
Finances

ADDRESS

Velekince
60010, Gjilan, Kosovë
[email protected]

Çdo sukses
fillon me një plan

Për çfarë shërbime mund t’ju mbështesim?